Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një platforme që synon të mundësojë komunikimin dhe dëgjimin e shqetësimeve të qytetarëve. Përmes një reagimi, Zhupa e ka kritikuar nismën, duke argumentuar se problemi, sipas saj, nuk qëndron te mungesa e platformave ku qytetarët mund të shprehin shqetësimet, por te mënyra se si qeveria u përgjigjet atyre. Zhupa e mbyll reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, duke i kërkuar dorëheqjen. “Do bëj portal thotë Rama! Nuk është se s’kanë ku të shkruajnë, qytetarët s’kanë qeveri të përgjegjshme ti dëgjoj. Jep dorëheqje nëse do realisht të dëgjosh qytetarët.”, shkruan Zhupa.