Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
In memoriam për Stuart Edward Mann, albanologun që na bekoi me postulatin “Shqipja nuk është vetëm gjuhë, është kujtesë që flet”
Nga Albert Vataj Sot, më 5 gusht, në këtë ditë përkujtimore të ndarjes nga jeta të Stuart Edward Mann-it, kujtojmë jo vetëm një studiues të shquar të shqipes, por një përfaqësues të atij rralli fisnikërimi akademik që nuk thjeshton, por thellon; që nuk vjen për të cituar, por për të dëgjuar; që nuk mban qëndrim spektator, por bëhet pjesë e asaj që studion.Ai qe një ndërmjetës i dijes dhe një përkthyes i ndjeshmërisë kulturore shqiptare, një shpirt kërkues që u afrua me gjuhën shqipe jo për t’ia matur strukturën, por për t’i zbuluar zemrën. Ai i përkiste atij brezi të filologëve që kuptonin se çdo gjuhë është një univers me kujtesë, me brenga, me dritë, dhe shqipen e trajtoi si një pasuri që duhej trajtuar...