Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll
👁6546
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me një delegacion, do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll. Delegacioni do të përbëhet nga Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Hirësi Nikolla; i Beratit, Hirësi Asti; Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, njëkohësisht Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë; Protopresviter Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkihieratik i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës; Kryedhjakoni Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”. Vizita kryhet...