Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Iliri dhe Monika drejt gjyqit/ Meta “shtyn” njoftimin e SPAK për mbylljen e hetimit, Kryemadhi: Nuk flas më
Ish-presidenti Ilir Meta nuk doli nga qelia këtu në 313 për t’u transportuar nga autoritetet përmes tunelit të nëndheshëm në ambientet e SPAK që priste t’i njoftonte mbylljen e hetimeve në orën dhjetë. Shkak u bë avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili kërkoi kohë deri në hënën për shkak të pushimeve. I marrë i pandehur prej 27 majit e në pritje për t’u njohur me mbylljen e hetimeve, Ilir Meta tha përmes rrjeteve sociale se është njoftuar në momentin e fundit nga një gardian. Duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale, do të paraqitemi...