Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ilirët dhe Iliria te autorët antik – Homeri
HomeriIliadaOdisejaMe emrin e Homerit, poetit epik legjendar të Greqisë, për qenien dhe veprimtarinë letrare të të cilit kritika moderne ka mendime të ndryshme, janë lidhur dy poemat e mrekullueshme të letërsisë greke që shkëlqejnë dhe në letërsinë botërore: “Iliada” dhe “Odisea”. “Iliada” e cila përshkruan luftën e grekëve kundër Trojës, u formua aty nga shek. VIII para e. sonë, kurse “Odisea” në të cilën janë paraqitur peripecitë e udhëtimit të Odisesë gjatë kthimit të tij për në atdhe, u formua në shek. VII. Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e Homerit, megjithëse të mveshura shumë me fantazi poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike, të një kohe shumë më përpara formimit të tyre, pikërisht në shek. XIII-XII si dhe ndryshimet e ndodhura në dy shekujt e parë...