Ilir Meta njihet sot me akuzat e SPAK

Ilir Meta njihet sot me akuzat e SPAK

Pritet t’i komunikohen ditën e sotme nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, akuzat ish-presidentit Ilir Meta. Konkretisht, komunikimi i akuzave ishte planifikuar që javën e shkuar, por u shty pasi avokati i tij, ishte me pushime. Kujtojmë se Meta mbahet prej Tetorit të vitit të shkuar në qeli. Pritet që gjatë komunikimit të akuzës, Meta të jetë i pranishëm dhe avokati i tij. Më herët, po për të njëjtën dosje penale, iu komunikua mbyllja e hetimeve ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe bashkëpunëtorëve Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.