Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ilir Meta dhe Erion Veliaj, të dy në burg. Nuk iu dhanë lirinë me kusht
👁9483
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi sot se SPAK ka vendosur të zgjasë me gjashtë muaj afatin e hetimeve ndaj klientit të tij, ndonëse afati njëvjeçar përfundon nesër, më 10 qershor. Në një deklaratë për mediat, Cakrani tha se njoftimi për zgjatjen e hetimeve u dha sot nga organi i akuzës. Po kështu Apeli i Posaçëm Antikorrupsion nuk pranoi kërkesën e Erion Veliajt për lirim me garanci pasurore. Vetë kryebashkiaku i Tiranës nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokati Ermir Beta. Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi vijimin e masës arrest me burg për Veliajn