Ilir Gjini u ekzekutua para banesës në korrik, i vëllai niset për të marrë hak, kapet me armë e mjet të blinduar

Ilir Gjini u ekzekutua para banesës në korrik, i vëllai niset për të marrë hak, kapet me armë e mjet të blinduar

PAMJET NGA ARRESTIMI LEZHË-Një tjetër vrasje është parandaluar në vend, ku Emanuel Gehard (Basha, Lika), vëllai i Ilir Gjinit i ekzekutuar në korrik të këtij viti, është arrestuar në Fushë Milot, nën dyshimet se ishte nisur për të marrë hak. 37-vjeçari është kapur në flagrancë me armë dhe mjet të blinduar tip “Mercedes-Benz ML”, duke shkuar për të marrë hak për vrasjen e të vëllait. Gjatë kontrollit në mjetin e blinduar me targa gjermane, Emanuel Likës iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë. Vëllai i 37-vjeçarit, Ilir Gjini u ekzekutua mesnatën e 9 korrikut para banesës së tij. Policia ka shpallur në kërkim autorin Emiljan Suti. Viktima, i cili njihej gjithashtu me 3 mbiemrat, Kokaj, Lika e Nure, u qëllua me shtatë...