Ilegalisht në Angli, shtireshin si gjermanë, dënohen dy shqiptarët

Ilegalisht në Angli, shtireshin si gjermanë, dënohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë në Corsham të Anglisë janë burgosur pasi u kapën me patenta të falsifikuara. Më 20 shkurt, policia kreu një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në një pronë në Pockeridge Road, Corsham, shtëpia e Irfan Azizi, 35 vjeç. Azizi dhe Muhamet Jahollari, 22 vjeç, ndodheshin në dhomën e gjumit në katin e sipërm kur erdhën autoritetet. Nga kontrolli i pronës u gjet një leje drejtimi e rreme gjermane që i përkiste Jahollarit dhe u sekuestrua një çelës makine të cilin Jahollari po përpiqej t’ua fshihte oficerëve. Brenda mjetit u gjet një leje drejtimi e dytë gjermane false. Më...
Burimi: Syri.net