ILD, Metani: Magjistratët të pavarur, por të japin edhe llogari!

ILD, Metani: Magjistratët të pavarur, por të japin edhe llogari!

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile. Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë:  Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë. Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet...
Burimi: Javanews.al