Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
ILD, 21 inspektime në gjykata e prokurori, përfshirë edhe SPAK
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) që nga nisja e funksionimit të tij ka kryer gjithsej 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori, përfshirë dhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas ILD-së 12 prej inspektimeve kanë përfunduar dhe raportet përkatëse me 118 rekomandime në total. Gjatë vitit 2024, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë njoftoi se ka finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime të lëna, konkretisht 9 rekomandime lidhen me marrjen e masave për miratim/nxjerrje aktesh, 29 rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve administrative dhe 15 rekomandime për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. “Inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por...