Ikonat shqiptare “udhëtojnë” drejt Francës: Ekspozitë në Chambéry me veprat e Muzeut të Korçës

Ikonat shqiptare “udhëtojnë” drejt Francës: Ekspozitë në Chambéry me veprat e Muzeut të Korçës

Një ekspozitë e veçantë me vepra ikonografike shqiptare do të hapet vitin e ardhshëm në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, duke sjellë në vëmendje pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore për publikun ndërkombëtar. Përzgjedhja përfshin mbi 45 ikona të çmuara nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, institucioni që zotëron koleksionin më të madh të ikonave në botë, me rreth 6 mijë e 400 të tilla në një fond të përgjithshëm prej mbi 8 mijë e 200 objektesh muzeale. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, duke e...