Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton/ Zbardhet projekti i Julian Morinës
Pushteti qendror por edhe ai lokal janë përqendruar në zonën e Dhërmiut, ku fillimisht kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, pezulloi nga detyra punonjësit e IMT-së me arsyen se kishin lejuar ndërtime pa leje. I gjithë sektori u shkri, ndërkohë që në zonë shkuan mjetet e rënda të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, me urdhër nga lart në qeveri. Një aksion i gjerë ka filluar prej disa javësh, ku janë prishur disa ndërtime ende të palegalizuara, teksa justifikimi është se “janë pa leje”. Ruspat kanë vijuar natë e ditë, madje edhe në prani të pushuesve. Por, në gjithë...