Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
IKMT nis aksionin e prishjeve në qarkun e Korçës
Një aksion ka nisur përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec tek dhjetëra biznese që nuk respektonin distancën e përcaktuar prej 6 metrash nga shtrati i rrugës. Midis bizneseve të prekura është edhe ai i Krenar Koçibellit, i cili, përveç faktit që koha e lënë për të hequr murin është shumë e shkurtër, denoncon edhe mospagesën e kompensimit për tokën që po i merret për herë të dytë. Fadromat e IKMT kanë nisur paraditen e kësaj të marte prishjen e objekteve në pedonalen e qytetit, të cilat nuk janë bindur urdhrit për lirimin vullnetar të hapësirës publike. Vetëm në qarkun e Korçës janë rreth 1 mijë objekte që janë konstatuar në zaptim të hapësirave publike, në qytete dhe përgjatë rrugëve automobilistike.