“Ik se do të vdesësh”/ Të shtëna me armë në pyllin e Munellës, fermeri denoncon i tmerruar

“Ik se do të vdesësh”/ Të shtëna me armë në pyllin e Munellës, fermeri denoncon i tmerruar

Pamje nga vendi i ngjarjes PUKË- Të shtënat me armë zjarri kanë tmerruar fermerin Erjon Nikollin në fshatin Munellë të Pukës. Një ditë pas ngjarjes, fermeri Erjon Nikolli denoncoi ngjarjen edhe për mediat, duke treguar përjetimet. Në rrëfimin e tij, ai tregoi se gjatë natës kishin dëgjuar krisa armësh, ndërkohë që kishin parë të shkruar në një shkëmb: Ik se do vdesësh!  “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,”-u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është...