Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Ik se do të vdesësh!” Gëzhoja dhe kërcënim i shkruar në gur, qytetari nga Puka denoncon në polici
Një fermer në fshatin Munellë të Pukës dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Mësohet denoncimi në polici është bërë nga vetë Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël. Sipas raportimeve në media, Nikollit i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Po ashtu bëhet me dije se në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa kanë nisur hetimet.