Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Igumenicë/ Kapet drogë me vlerë 2.7 milionë euro, u gjet në një kamion që vinte nga Italia
Oficerët e Rojës Bregdetare - Roja Bregdetare Greke arritën t'i japin një goditje të konsiderueshme rrjeteve të trafikut të drogës, pas një inspektimi në portin e Igumenicës. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në orët e para të së martës, më 29 korrik, u arrestua një shtetas grek 52-vjeçar, shofer kamioni, i akuzuar për shkelje të ligjeve për drogën (Ligji 4139/2013). U kap sasi droge me vlere 2.7 milione euro që vinte nga Italia. Gjithashtu, gjatë inspektimit të një kamioni me gjysmërimorkio, i cili kishte mbërritur nga një port në Itali nëpërmjet një anijeje pasagjerësh-mallrash, u gjet një paletë e...