Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Igli Tare e do mesfushën komplet ballkanase, Milan me ofertë zyrtare për dy shqiptarët
24 Qershor 2025 19:35 Telesport Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po mendon ta krijojë një mesfushë krejtësisht ballkanase dhe ndaj po punon për transferimin e Luka Modric, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit. “Sky Sport Suisse” raporton se Milan i ka dërguar Club Brugge ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar që luan me Zvicrën. Propozimi i kuqezinjve është 27 milionë euro në tavolinë plus 3 milionë euro bonuse. Drejtuesit e Club Brugge nuk janë të kënaqur me këtë shifër, pasi presin 40 milionë euro për lojtarin e tyre më të mirë të sezonit të fundit. Megjithatë, mediat italiane raportojnë...