Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Iga Swiatek “shpartallon” Anisimova në finale, është “mbretëresha” e re e Wimbledon
12 Korrik 2025 18:10 Telesport Tenistja polake Iga Swiatek është shpallur fituese e grand slam të Wimbledon. Në finalen e turneut më të rëndësishëm në botë në fushat me bar, zhvilluar në Londër, ajo mundi 2-0 (6-0, 6-0) amerikanen Amanda Anisimova. Një ndeshje që nuk pati histori, me Swiatek (numri 4 në botë) që triumfoi në më pak se 60 minuta lojë. Kjo është hera e parë në historinë e Wimbledon që finalistja nuk arrin dot të fitojë asnjë “game”, me Anisimova që thuajse nuk ekzistonte në fushë. Kjo është hera e parë që Iga Swiatek triumfon në këtë grand...