Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
IDF: Fushata kundër Iranit nuk ka mbaruar, nis një fazë e re
Fushata kundër Iranit do të vijojë është shprehur IDF. “Kemi përfunduar një fazë të rëndësishme, por fushata kundër Iranit nuk ka mbaruar. Po hyjmë në një fazë të re bazuar në rezultatet e asaj aktuale. Kemi pezulluar me vite projektin bërthamor iranian, dhe po ashtu programin e tij raketor,” deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm izraelit, Eyal Zamir. Pas armëpushimit me Iranin, “vëmendja tani kthehet sërish tek Gaza. Për të rikthyer në shtëpi pengjet dhe për të rrëzuar regjimin e Hamasit,” -tha shefi i shtabit të përgjithshëm izraelit, Eyal Zamir.