Identifikohen tre nga trupat e gjetur në Zubin Potok, familjarët e Idriz Recaj bëjnë publik lajmin!

Identifikohen tre nga trupat e gjetur në Zubin Potok, familjarët e Idriz Recaj bëjnë publik lajmin!

Veprimtar politik nga Skenderaj, i dekoruar në 2019-tën si “Hero i Kosovës” Idriz Rrecaj, është një ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së, vetëm disa javë pas zhvarrimit të mbetjeve mortore në Zubin Potok. Emri i tij është bërë i ditur nga vetë familjarët, të cilët thanë se më në fund, pas 27 vitesh, e dinë fatin dhe fundin tragjik të të afërmit të tyre. Vetë komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur nuk bëri të ditur identitetin e tyre, duke ja dhënë personalisht njoftimin vetëm familjarëve, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Analizat e AND kanë dalë në dritë vetëm dy muaj pas gjetjes së varrezave masive, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si 23 të zhdukurit e “Grupit të...