Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua
Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza të rënda që tashmë kanë përfunduar në gjykatë. Sulmuesi i Galatasaray ka depozituar një padi zyrtare ndaj Wandës, duke e akuzuar për “braktisje materiale dhe emocionale të vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella”, si dhe për “pengim dhe bllokim të kontakteve”. Sipas dokumentit të lexuar nga gazetarja Angie Balbiani në emisionin “Puro Show”, Wanda ka kaluar dy javë në Europë në shoqërinë e reperit L-Gante, ndërsa vajzat i ka lënë nën kujdesin e babait të saj, Andrés Nara. Një figurë që sipas padisë është e panjohur për fëmijët dhe me të kaluar të dyshimtë për dhunë. Kujdesi ndaj fëmijëve është alternuar...