“Ibrahimović është i dashuruar me Milanin, nuk ndikohet nga paratë. Ai i merr vendimet në klub”

“Ibrahimović është i dashuruar me Milanin, nuk ndikohet nga paratë. Ai i merr vendimet në klub”

3 Nëntor 2026 13:58 Alfred Lleshi Antonio Cassano ka folur për hierarkinë drejtuese te Milani, duke pretenduar se Zlatan Ibrahimović është njeriu që kontrollon të gjitha vendimet sportive në klub, pavarësisht rolit të pronarit Gerry Cardinale. “Cardinale është gjithnjë e më i pranishëm, por duhet të kujtojmë se kush është në krye dhe kush komandon. Kur Cardinale nuk është aty, drejtimin e merr Ibrahimović. Vendimet i merr ai, trajnerin e zgjedh ai dhe lojtarët i përzgjedh po ai. Cardinale është një biznesmen i shkëlqyer dhe pronari i Milanit, por futbollin nuk e kupton. Në krye të gjithë sektorit teknik është Ibrahimović”, – deklaroi Cassano. Ish-sulmuesi theksoi gjithashtu se Ibrahimović nuk ka nevojë për Milanin për arsye financiare, por e bën këtë punë nga pasioni: “Dua...