Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

Fuqizimi i biznesit dhe i startup-eve shqiptare ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, me partnerët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar. Ibrahimaj vlerësoi mbështetjen e BERZH që prej vitesh është një partner kyç për Shqipërinë në ndërtimin e kapaciteteve të sipërmarrjes, zhvillimin e aksesit në financë dhe forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve. “Po avancojmë me projektet për promovimin e ofertës shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe tërheqjen e investimeve të reja”, tha ministrja. Duke u ndalur në punën e nisur me trajnimet për tregun...
Burimi: Sot.com.al