No Image Available

“Ia mbathi me bisht ndër shalë”, Berisha kthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Kjo është hera e fundit që prezanton buxhetin

Deputetët e Partisë Demokratike janë rikthyer në sallën e Kuvendit menjëherë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalën e tij dhe u largua nga seanca plenare. Në emër të grupit parlamentar të PD-së, fjalën e mori kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, pasi Gazment Bardhi ndodhet i përjashtuar nga punimet parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër kryeministrin, duke deklaruar se Rama ishte larguar nga salla dhe se, sipas tij, kjo do të ishte hera e fundit që prezantonte një buxhet në Kuvend. “Ia mbathi. Siç e patë vetë, padrino ia mbathi, me bisht ndër shalë, ia mbathi sepse e di që kjo është e fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar...