‘Shëndetësia dhe arsimi, larg financimit 5%’/ Bozdo: Qeveria pa mbështetje për fermerët dhe prodhuesit

‘Shëndetësia dhe arsimi, larg financimit 5%’/ Bozdo: Qeveria pa mbështetje për fermerët dhe prodhuesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur në Kuvend një sërë pyetjesh për ministrat gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, duke vënë në dukje premtimet e pambajtura të Partisë Socialiste për financimin e shëndetësisë dhe arsimit me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Bozdo kërkoi shpjegime se çfarë kanë bërë ministrat për të siguruar më shumë fonde dhe nëse kanë kërkuar realisht rritjen e financimit pranë kryeministrit dhe ministrit të Financave. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për rënien e prodhimit bujqësor dhe krizën e eksporteve shqiptare, duke kërkuar nga qeveria masa konkrete për subvencionimin e fermerëve, përballimin e përmbytjeve dhe mbështetjen e industrisë vendase. Sipas Bozdos, prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa buxheti duhet të ofrojë...