I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa priten rezultatet...
Burimi: Javanews.al