I zbuloi droni/ Kultivuan kanabis pranë banesës, në pranga babë e bir në Tepelenë

I zbuloi droni/ Kultivuan kanabis pranë banesës, në pranga babë e bir në Tepelenë

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 194 bimë kanabis pranë banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve narkotike të kultivuara nga Mitat Cani dhe Ermal Cani, përkatësisht 64 dhe 35 vjeç, ndërsa pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies. “Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë. Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe...
Burimi: Javanews.al