I vuri zjarrin marketit në Cërrik, arrestohet 45-vjeçari i dyshuar, u rrezikua dhe jeta e punonjësve!
Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në në lagjen nr. 3 të Cërrikut, mëngjesin e të enjtes (8tetor). “Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik”, tha policia. Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të...
Burimi:
javanews.al