I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, pranga 23-vjeçares në Kurbin, në kërkim bashkëpunëtori

I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, pranga 23-vjeçares në Kurbin, në kërkim bashkëpunëtori

Një 23-vjeçare është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Couple” për zbardhjen e vjedhjeve. Sipas policisë, Flogerta Koçi, së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli kanë kryer dy vjedhje. Më datë 30 maj kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, dhe e kanë kanosur me armë.  Më datë 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore. Në kërkim është shpallur 29-vjeçari, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje. Ndërkohë që materialet proceduriale janë referuar...
Burimi: Javanews.al