I vihet zjarri fushës së grumbullimit të mbetjeve, Libohova përfshihet nga tymi

I vihet zjarri fushës së grumbullimit të mbetjeve, Libohova përfshihet nga tymi

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e kësaj të hënë në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Libohovë. Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat, ndërsa në vendngjarje ndodhet ekipi i zjarrfikëses. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimtë, ndërsa përveç zjarrfikëses, drejt pikës së grumbullimit të mbetjeve janë nisur edhe efektivët e zjarrfikëses Gjirokastër me autobot. Pavarësisht se zjarri nuk rrezikon banesat, tymi është bërë problem për banorët e zonave aty pranë.
Burimi: Syri.net