I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 78-vjeçari në Kurbin

I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 78-vjeçari në Kurbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës. Korrenspondenti i Report Tv, Elvis Hila, ka mësuar se viktima Demer Haxhiu 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij. Papritur, flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin. Ky i fundit nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Javanews.al