Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vendosi tritol biznesmenit, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Gjergj Cukalin
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale që përfshin Gjergj Cukalin dhe pesë të pandehur të tjerë, të dënuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për tentativë vrasjeje. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi të lërë në fuqi vendimin e datës 31 korrik 2024 të Shkallës së Parë, me disa ndryshime për individë të veçantë. Në një nga pikat kryesore të vendimit, i pandehuri E.J., i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë, përfitoi ulje dënimi në bazë të...