Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
I vendosi me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon gjestin e rusëve gjatë ceremonisë
10 Prill 2025 14:10 Telesport Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka denoncuar një incident që ndodhi dje në momentin që mundësi shqiptar Chermen Valiev vari në qafë medaljen e artë në Europianin që po zhvillohet në Bratislavë te Sllovakisë. Ai që ka dorëzuar medaljet ka qenë presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili. Ai ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë Valiev medaljen dhe më pas duke e shtyrë atë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala “tradhëtar” për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë (medalje bronzi në Paris 2024). Mamiashvili ka pritur disa sekonda para se t’ia vendoste medaljen...