I vëllai i vrau me sëpatë gruan, flet ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt: Jam munduar ta parandaloj

I vëllai i vrau me sëpatë gruan, flet ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt: Jam munduar ta parandaloj

Arlinda Zekaj dhe Jeton Sylaj KOSOVË-Gjykata Themelore në Pejë caktoi masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshorit të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj. Jeton Sylaj, vëllai i Albert Sylajt, autori i ngjarjes tronditëse, akuzohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Gjatë seancës gjyqësore, Sylaj ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish-bashkëshortes, për të cilën dyshohet vëllai i tij, Albert Sylaj.  Mediat e Kosovës deklarojnë se sipas deklarimeve, Jeton Sylaj ka pretenduar se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike. “Ndjej keqardhje për këtë ç'ka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, -citohet se deklaroi Sylaj. Megjithatë, Sylaj ka pranuar se i kishte drejtuar fjalë kërcënuese ish-bashkëshortes, duke u arsyetuar se veprimet e tij lidhen me mbrojtjen e djalit të tyre 12-vjeçar. Vetë...