Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vajti në shtëpi Berishës gjatë arrestit, Brok uron Ramën: Sa herë vij të të ‘vras’, ti ngjitesh më lart
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku merr pjesë në ceremominë e Çmimit Karli i Madh. Në Gjermani, Rama është takuar me ish-eurodeputetin gjerman Elmar Brook. Ky i fundit është shfaqur krah Sali Berishës gjatë kohës që ai ishte në arrest shtëpiak. Por Rama ka zbardhur sot edhe urimin e Brok Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart! Rama: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër *Aachen, Gjermani