“I thashë Armand Dukës, ta marrim Adeyemin te Shqipëria”! Dervishi: Është më patriot se disa shqiptarë 

“I thashë Armand Dukës, ta marrim Adeyemin te Shqipëria”! Dervishi: Është më patriot se disa shqiptarë 

Adeyemi ishte ndër të paktët lojtarë që ndezi ndeshjen Shqipëri-Serbi teksa publikon një foto duke bërë shqiponjën dhe duke treguar UCK. Për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren shqiptare, Loredanën, Adeyemi është lidhur edhe me ngjyrat kuqezi. I ftuar në Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, Dritan Dervishi, zyrtari i Veronës, tregon batutën që ka bërë me Armand Dukën në lidhje me këtë lojtar.  “Kur iku në një ndeshje Silvinjo për të parë Dortmund-Barcelona në mos gaboj, i thashë Dukës: “Përse nuk e marrim Adeyemin?”. Përse më tha? Po sepse e ka nusen shqiptare”. Humor, po është më nacionalist...
Burimi: Sportekspres.com