
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare
👁5104
Sali Berisha ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars. Njoftimin e shpërndan dhe e shoqëron me lutjen që “sipas dëshirës ta ndjekim”. Nuk dihet se çfarë duhet të ndjekim: koktejin e ambasadës apo hyrjen e Berishës në një ceremoni të një ambasade. Sidoqoftë, duket që është i gëzuar. Ka katër vjet pa e ftuar askush për kafe. Greqia e çau rrethimin. Bravo Beleri!...
Burimi:
Javanews.al