I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

Në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë vendosur në pranga një 26-vjeccar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shqiptari në Selanik. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpolit të Athinës, është arrestuar provizorisht në Greqi shtetasi R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuari është kapur me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai dyshohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik të Greqisë, në vitin 2020. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në vitin 2021 Gjykata e Korçës i ka caktuar R. T. masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale...