I shpallur në kërkim dhe tentoi të dilte nga Shqipëria, kapet 51-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

I shpallur në kërkim dhe tentoi të dilte nga Shqipëria, kapet 51-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Është vënë në pranga një 51-vjeçar pasi tentoi të dilte jashtë territorit të Shqipërisë. Shtetasi me iniciale F.H., ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’. “Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim. Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e...
Burimi: Top-Channel.tv