Burimi:
Gijotina.com

I shkuan për ndihmë, 39-vjeçari godet infermierët e urgjencës në Durrës
👁4413
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Policia thotë se ai ka goditur me send të fortë shërbimet e urgjencës që i kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesë në fshatin Përlat. Për këtë arsye, drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, duke e vënë në pranga të riun. “Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.