Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shiti kokainë 15-vjeçares që përfundoi në spital, arrestohet i riu në Sarandë
👁12196
Një i ri ka përfunduar në pranga në Sarandë, pasi dyshohet se i ka shitur lëndë narkotike një të miture. Policia bën me dije se si pasojë e konsumimit të kokainës, vajza 15-vjeçare përfundoi në spital. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.