Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken
👁9968
Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj. 42-vjeçari, Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty. “Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, – ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij....