I riu u vdiq efektivëve në duar, jep dorëheqjen shefi i Policisë në Lipjan 

I riu u vdiq efektivëve në duar, jep dorëheqjen shefi i Policisë në Lipjan 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pranuar dorëheqjen e kreut të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, i cili duket ka vendosur të largohet mes polemikave të mëdha që ka shkaktuar vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e forcave të rendit. “Gashi ka paraqitur një kërkesë për lirimin nga detyra dhe ajo i është aprovuar”, ka thënë Hoxha. Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës të përfshirë në ndalimin e Zejnullahut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Akuza që mund të rëndojë mbi ta është ajo e “vrasjes nga pakujdesia”. Ngjarja mori vëmendje të...
Burimi: Javanews.al