Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I riu sulmon me gurë bashkinë në Korçë dhe filmon gjithçka ‘live’! Shkak, aksioni për lirimin e hapësirave publike
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku godina e bashkisë është goditur me gurë. Ndryshe nga rastet kur autori i ngjarjes kryen veprimin dhe largohet, kësaj here ka filmuar çdo gjë "live" në rrjetet sociale. Qytetari nga Korça, Kostandin Dramolli, ishte drejtpërdrejt në rrjete sociale, ku ka përdorur fjalë të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Vetë ai është shprehur se shkaku i veprimeve të tij është prishja e strukturave në hapësirat publike në lagjen e qytetit, aty ku banon. Kostandin Dramolli, ka qenë ish-portier i Skënderbeut, ndërsa gjatë karrierës së tij, përveç klubit korçar, ku u...