I riu plagoset në syrin e majtë nga plumbi i gomës, rrezikon humbjen e shikimit
Një tjetër incident i rëndë është raportuar gjatë protestës në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë shoqëruar me të lënduar. Sipas raportimeve nga terreni, një i ri është plagosur në syrin e majtë pasi është goditur nga një plumb gome gjatë përballjes me forcat e rendit. I riu ndodhet në vendngjarje, ku po merr ndihmën e parë nga qytetarë të pranishëm dhe studentë të mjekësisë. Ende nuk ka informacion të konfirmuar për shkallën e dëmtimit të syrit apo gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, raportimet nga protesta flasin për rritje të numrit të personave të lënduar si pasojë e përdorimit të plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës gjatë përplasjeve. Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa priten informacione të mëtejshme...
Burimi:
ntv.al