I riu bën thirrje për mosbindje civile: Të bllokojmë rrugët! T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private
Një i ri, që po merr pjesë në protestë, bëri thirrje për mosbindje civile. Në një prononcim për News24, ai deklaroi se qytetarët, kudo që janë, duhet të bllokojnë të gjitha rrugët që të largojnë qeverinë e Edi Ramës. “Unë mendoj se duhet të kalojmë në mosbindje civile, të bllokohen rrugët. Të bllokojnë akset kryesore. Edhe njerëzit nëpër rrethe të dalin. Flaka të përhapet dalëngadalë për një mosbindje civile qytetare paqësore. Të bëjmë rezistencë dhe t’i tregojmë këtij pushteti se nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë, policinë, shtetin dhe kombin si një pronë private”, tha ai.
Burimi:
gijotina.com