Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
I rinovoi kontratën deri 2028, Barça huazon Ansu Fati-n te Monako
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Ansu Fati deri më 30 qershor 2028. Në të njëjtën kohë, klubi katalanas ka arritur një marrëveshje me Monacon për transferimin e lojtarit deri në qershor 2026, duke i lejuar atij të vazhdojë rritjen e tij në një ligë konkurruese si Ligue 1. Deri tani Fati ka luajtur 123 ndeshje zyrtare për Barcelonën, duke shënuar 29 gola. Tani ai fillon një sfidë të re te klubi i Ligue1 i Monakos. Ndërkohë klubi nga Pricipata njoftoi afrimin e Ansu Fati për edicionin futbollistik 2025/2026. Vazhdo leximin