I pranishëm në stadium/ Kryeministri maqedonas, Mickoski, dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë

I pranishëm në stadium/ Kryeministri maqedonas, Mickoski, dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Ndërkaq, presidentja e Kosovës ka kërkuar që shteti fqinj të marrë masa të menjëhershme kundër organizatorëve të thirrjeve antishqiptare. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në basketboll u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”. Në këtë ngjarje, që ishte ndeshja e parë e fazës së dytë të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar...