I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

Nga Prokuroria e Fierit ku ndodhet për të bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre punonjësve përgjegjës që nuk e lejojnë të takohet me Erion Veliajn, Plarent Ndreca shpjegon se debati vijon që prej ditës së djeshme. Deri më tani punonjësit i kanë thënë se kërkon të zhvillojë vizitë jashtë orarit zyrtar duke mohuar të drejtën e avokatit për t’u takuar në çdo kohë me klientin. Ndreca shton se është kryebashkiaku Veliaj ai që e ka kërkuar, por deri më tani s’kanë pasur komunikim mes tyre. “Justifikimi është sikur nuk ka personel, sikur ka një rregullore që ndalon hyrjen jashtë orarit zyrtar ndërkohë që iu komunikova që ka një ligj që duhet respektuar, përcakton shumë qartë që avokati, prokurori e gjyqtari hyjnë në çdo kohë. Bëmë...